“Mjedisi jetësor në Kosovë”-05.10.2010 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
FRIDAY, 08 OCTOBER 2010 15:12

Kosova po përballet me probleme serioze mjedisore dhe gjatë viteve të fundit ka miratuar një sërë ligjesh që synojnë ofrimin e një kornize për reforma dhe masa zbatuese që ndihmojnë Kosovën për të ecur drejt standardeve evropiane në sferën e mjedisit.

Raporti i Progresit për Kosovën 2009 ka cekur se “në përgjithësi, Kosova është në një fazë të hershme në përputhshmërinë e saj me standardet evropiane. Ka disa përparime për t’u raportuar në fushën mjedisore; në veçanti sa i përket miratimit të legjislacionit”. Megjithatë, ai gjithashtu ka përmendur aspektet në vijim:

• Nuk ka impiante për trajtimin e ujit
• Vetëm 70% e popullatës janë të kyçur me rrjetet e ujit të pijshëm
• Vetëm një e treta është e kyçur në sistemin e kanalizimit
• Nuk ka pasur përparim në themelimin e autoritetit të pellgjeve të lumenjve
• Nuk ka strategji për cilësinë e ajrit
• Ndërmarrjet e ujit dhe të mbeturinave kanë vështirësi me nivelin e ulët të faturimit dhe inkasimit
• Nuk ka përparim në sektorin e menaxhimit të mbeturinave
• Buxheti i Ministrisë së Mjedisit është më i ulëti nga të gjitha ministritë në Kosovë

Përmbushja e standardeve mjedisore evropiane është një nga fushat më të shtrenjta për vendet kandidate dhe për ato që janë kandidate të mundshme. Pavarësisht nga këto kosto, Kosovarët meritojnë që të përfitojnë nga uji dhe ajri që e arrin të njëjtën cilësi si ajo e vendeve homologe evropiane, si dhe menaxhimin efikas të mbeturinave. Këto standarde nuk janë duke u përmbushur, gjë që shkon në dëm të jetës së shëndetshme dhe cilësore, por gjithashtu paraqet pengesë për bizneset në Kosovë.
“Menaxhimi i ujit, ajrit dhe mbeturinave – çfarë është bërë? “kjo ishte tema e debatit të katërt për Raportin e Progresit për Kosovën. Mediat dhe shoqëria civile u ftuan që të diskutojnë me panelistët:
Z. Mahir Yagcilar, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë
Z. Kjartan Bjornsson, Udhëheqës i Operacioneve, Zyra Ndërlidhëse e KE-së
Z. Ilir Morina, Udhëheqës i Agjencisë Kosovare për Mbrojtje të Mjedisit dhe
Z. Luan Shllaku, Drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)


transkriptin

 
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

“Mjedisi jetësor në Kosovë”-05.10.2010

Friday, 8 October 2010

News image

Kosova po përballet me probleme serioze mjedisore dhe gjatë viteve të fundit ka miratuar një sërë ligjesh që synojnë ofrimin e një kornize për reforma dhe masa zbatuese që ndihmojnë Kosovën për të ecur drejt standardeve evropiane në sferën e mje...

Lexo më shumë

“Sundimi i ligjit,si të tejkalohen sfidat?”-29.06.2010.

Thursday, 1 July 2010

News image

Sundimi i Ligjit ishte tema e Debatit të tretë për Raportin e Progresit, i cili është mbajtur më 29 qershor dhe është organizuar bashkërisht nga Qendra për Media dhe Përfaqësuesi Special i BE-së. Sundimi i Ligjit është çështje e nd...

Lexo më shumë

"Udhëheqja ekonomike: a i përcjell Kosova reformat?”-25.05.2010

Friday, 28 Maj 2010

News image

7 muaj kaluan – kanë mbetur edhe 5 muaj - Organizuar nga Qendra Mediale dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, debati i dytë për Raportin e Progresit për Kosovën është mbajtur me temë “Qeverisja Ekonomike – a ...

Lexo më shumë

A janë standardet e BE-së prioritet për Kosovën?

Thursday, 29 April 2010

News image

6 muaj kaluan – kanë mbetur edhe 6 muaj-Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka identifikuar shumë sfida në sektorët si sundimi i ligjit, ekonomia, prokurimi publik, të drejtat e njeriut, të cilat kanë nevojë të adresohen ...

Lexo më shumë
Pieter Feith
"Raporti i Progresit është një instrument themelor që Kosova të përmbushë aspiratën e saj evropiane. Ai shërben si udhëzim konkret dhe praktik që nevojitet për arritjen e standardeve evropiane që me fjalë të tjera do të thotë standarde më të mira jetese për popullin e Kosovës. Për këtë arsye e mirëpres mbajtjen e këtyre debateve si një mundësi për ta kuptuar më mirë se çfarë nënkupton raporti për të ardhmen e Kosovës. Pres që të ketë diskutime të hapura dhe konstruktive ndërmjet përfaqësuesve të BE-së, autoriteteve të Kosovës, mediave dhe shoqërisë civile, meqë dialogu është bazë për një shoqëri demokratike si dhe për ndryshime të qëndrueshme dhe progres. I ftoj të gjithë të marrin pjesë."