|
|
|
|
Çdo vit Komisioni Evropian publikon një raport të progresit për vendet e regjionit të zgjerimit. Siç është rasti me vendet tjera, në Kosovë raporti zgjon komente të gjera nga personalitete të jetës politike, mediave dhe shoqërisë gjatë kohës së publikimit të tij në vjeshtë. Gjatë pjesës së mbetur të vitit konkluzionet e Komisionit Evropian janë më pak të dukshme në agjendën publike edhepse është periudha kohore kur kryhet puna nga institucionet e Kosovës për të adresuar sfidat e identifikuara nga raporti dhe eventualisht për të marrë nota më të mira në raportin e ardhshëm të progresit. Konkluzionet e raportit zhduken por mbeten në qendër të agjendës së punës së Kosovës si përpilim kyç i pikave referente për standardet evropiane. Nëse raporti i progresit është mjeti qëndror për të monitoruar ambiciet evropiane në Kosovës, është kruciale që secili në Kosovë të kuptojë më mirë se çka thotë ai raport. Kjo është arsyeja pse Qendra Mediale në Çagllavicë, më mbështetjen e BE-së në Kosovë organizon një varg debatesh për të diskutuar përpjekjet e Kosovës për të arritur përparim. Projekti ka për qëllim të shpjegojë përmbajtjen e raportit dhe me të transparencën dhe kuptimin se cilat përpjekje për reforma kërkohen për të avancuar integrimin evropian të Kosovës. Ai duhet t’i jap autoriteteve të Kosovës një mundësi për t’ua shpjeguar mediave dhe opinionit punën që ata po e bëjnë dhe t’i përgjigjen pyetjeve. Gjatë vitit 2010 Qendra Mediale në Çagllavicë po planifikon gjashtë debate duke filluar nga 29 prilli 2010 dhe pastaj njëherë në muaj dhe me debatin e fundit pas publikimit të raportit të progresit. Debati i parë do të jetë më i përgjithshëm me panelistët duke u kthyer prapa në të arriturat në gjashtë muajt e parë dhe prioriteteve për gjashtë muajt e ardhshëm. Debatet ndërmjet do të kenë në fokus një fushë prioritare p.sh. udhëheqja ekonomike dhe progresi, të drejtat e njeriut, mjedisi dhe sundimi i ligjit. Panelet do të përbëhen nga ekspertë të institucioneve ndërkombëtare dhe lokale dhe shoqëria civile. Mediat janë të ftuara të marrin pjesë aktivisht në debat.
|
“Mjedisi jetësor në Kosovë”-05.10.2010Friday, 8 October 2010 ![]() Kosova po përballet me probleme serioze mjedisore dhe gjatë viteve të fundit ka miratuar një sërë ligjesh që synojnë ofrimin e një kornize për reforma dhe masa zbatuese që ndihmojnë Kosovën për të ecur drejt standardeve evropiane në sferën e mje... Lexo më shumë |
“Sundimi i ligjit,si të tejkalohen sfidat?”-29.06.2010.Thursday, 1 July 2010 ![]() Sundimi i Ligjit ishte tema e Debatit të tretë për Raportin e Progresit, i cili është mbajtur më 29 qershor dhe është organizuar bashkërisht nga Qendra për Media dhe Përfaqësuesi Special i BE-së. Sundimi i Ligjit është çështje e nd... Lexo më shumë |
"Udhëheqja ekonomike: a i përcjell Kosova reformat?”-25.05.2010Friday, 28 Maj 2010 ![]() 7 muaj kaluan – kanë mbetur edhe 5 muaj - Organizuar nga Qendra Mediale dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, debati i dytë për Raportin e Progresit për Kosovën është mbajtur me temë “Qeverisja Ekonomike – a ... Lexo më shumë |
A janë standardet e BE-së prioritet për Kosovën?Thursday, 29 April 2010 ![]() 6 muaj kaluan – kanë mbetur edhe 6 muaj-Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka identifikuar shumë sfida në sektorët si sundimi i ligjit, ekonomia, prokurimi publik, të drejtat e njeriut, të cilat kanë nevojë të adresohen ... Lexo më shumë |






